Komuna e Deçanit po vazhdon me rregullimin e infrastrukturës rrugore

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj më bashkëpunëtorë  ka inspektuar punimet në  rrugën e ,,Qungjeve ’’ e cila është asfaltuar. Kryetari Ramosaj tha se së bashku me stafin jemi duke u kujdesur që të gjitha projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Deçanit të realizohen sipas standardeve të parapara në planet implementuese. Po ashtu, ndër të tjera pohoi se këto punime që janë duke ndodhur janë interes i të gjithë qytetarëve e në radhë të parë i banorëve të kësaj pjese, sepse ç’do ditë po hapim rrugë të reja dhe po krijojmë qasje më të lehet për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …