leoni

Vuçiq: Heqja e masave të reciprocitetit ka krijuar hapësirë në rifillimin e dialogu me Kosovën për tregtinë, mallrat...

Vuçiq: Nëse Kosova nuk e formon Asociacionin, atëherë serbët do të marrin vetë në dorë veprimet e tyre

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur ekskluzivsht për statusin aktual të dialogut me Kosovën. Ai ka thënë se që prej momentit të parë kur ai ka ardhur në postin e kryetarit, detyrë e tij ka qenë që të merret më çështjet më të vështira për Serbinë, e njëra ndër to sipas tij është pikërisht çështja e Kosovës. Vuçiq ka akuzuar Kosovën se nuk po i zbaton marrëveshjet e Brukselit, duke nënvizuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ai ka paralajmëruar madje se nëse Prishtina nuk e formon Asociacionin, atëherë serbët do të marrin vetë në dorë veprimet e tyre. Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë sa më shpejtë deri tek marrëveshja, e cila do t’i siguronte serbëve dhe shqiptarëve paqe afatgjatë. Vuçiq tutje e ka cilësuar si shumë të suksesshëm dialogun me Kosovën, duke nënvizuar se të dy vendeve u nevojitet një zgjidhje racionale dhe e kuptueshme për të gjithë. Kryetari serb po ashtu për herë të parë e ka pranuar se Kosova dhe Serbia janë largë arritjes së një marrëveshjeje. Vlen të theksohet se konferenca e Vuçiq është përcjellur me interesim shumë të madh gjithandej shtetit serb.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …