Abdullah Hoti

Hoti: Hashim Thaçi nuk do ta udhëheqë dialogun me Serbinë, pasi nuk ka mandat për të vendosur për këtë çështje

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka shprehur bindjen e tij se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk do ta udhëheqë dialogun me Serbinë, pasi sipas tij ai nuk ka mandat për të vendosur për këtë çështje. “Qytetarët e Kosovës, përmes zgjedhjeve të lira, do të vendosin se kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë. Një gjë është e qartë që tani se ai person nuk do të jetë z.Thaçi, pasi ai në bazë të Kushtetutës së Kosovës nuk ka mandat të vendos për këto çështje”, ka shkruar Hoti

Hoti më tutje ka ftuar Thaçin të qëndrojë brenda kompetencave që ia jep Kushtetuta e Kosovës.

“Deklarimet e tij janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në vend që të jetë garant i rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, ai është duke e cenuar çdo ditë atë dhe për këtë duhet të flasë Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar ai.

Sipas Hotit presidenti i Kosovës e ka nxjerrë jashtë funksionit gjithë diplomacinë kosovare.

“Dëmet që z.Thaçi me deklarimet e tij antikushtetuese është duke ia bërë shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare janë të mëdha. Ai e ka nxjerrë jashtë funksionit krejt diplomacinë e Kosovës, si dhe diplomacinë e vendeve mike, duke stopuar plotësisht njohjet e reja dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Qytetarët e Kosovës e kanë vendosur fatin e Kosovës si shtet i pavarur, i integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Këtë nuk mund ta zhbëjë askush”, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …