Ministria e Infrastrukturës ndan 4 milion euro për rehabilitimin e rrugëve në Prevallë dhe në Brezovicë

Ministria e Infrastrukturës ndan 4 milion euro për rehabilitimin e rrugëve në Prevallë dhe në Brezovicë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kanë njoftuar se janë ndarë mbi 4 milion euro për rehabilitimin e rrugëve që të dërgojnë për në Prevallë dhe në Brezovicë. “Ky investim do të mundësojë qasje me të lehtë në bukuritë e Prevallës dhe Brezovicës, komunikim më të shpejtë për komunitetin që jeton në këtë zonë dhe rritje të kapaciteteve për zhvillim të turizmit”, ka shkruar Lekaj. Ai ka thënë se investimi do të ndodhë edhe në zonën e Komunës së Shtërpcës. “E për të diskutuar lidhur me këtë investim që do të bëjë Ministria e Infrastrukturës, sot e prita në takim kryetarin, Bratislav Nikoliq, të cilin e njoftova se si ministri në këtë pjesë të R115, do të investojmë 1.2 milion euro dhe do të ndërtojmë një infrastrukturë me të gjitha elementet përcjellëse”, ka thënë ministri. Ai ka shtuar se përmes investimeve në zonat e mrekullueshme malore të Kosovës, e afrojmë vendin tonë edhe më tepër me turistët dhe investitorët.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …