Ramush Haradinaj thotë se Amerika është aleate e Kosovës, por jo e politikanëve të caktuar në vend

Haradinaj: Heronjtë Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula ranë që atdheu të jetojë i lirë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kujtuar heronjtë Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula në 20 vjetorin e rënies së tyre. Ai ka thënë se ata ranë që atdheu të jetojë i lirë. “Me nderim i kujtojmë sot heronjtë Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula, këta shqiptarë të mëdhenj që i dhanë drejtim historisë së re të Kosovës. Ata kanë rënë në fushë të nderit, 20 vjet më parë, që atdheu të jetojë i lirë. Këta heronj dhe sakrifica e tyre, janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria. Idetë e mëdha të atdheut dhe lirisë nuk vdesin kurrë!”, ka shkruar kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …