Sot në Prishtinë mbahet marsh protestues kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave

Sot në Prishtinë mbahet marsh protestues kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave

Sot në Prishtinë mbahet marsh protestues kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave. Kjo protestë është vazhdimësi e protestës së mbajtur gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjakovës, ku u marshua në kërkim të drejtësisë për dy viktimat e fundit të dhunës në familje, ku dyshohet se një grua 40 vjeçare, së bashku me të bijën e saj, 9 vjeçare, janë vrarë nga ish-bashkëshorti i gruas. Në thirrjen për protestë kërkohet që t’i thuhet mjaftë dhunës institucionale strukturore e shoqërore ndaj grave, ndaj te varfërve, ndaj grupeve me te dobëta të shoqërisë! Kërkojmë drejtësi korrekte e jo selektive! Duhet te dalim ne qytetaret ta kërkojmë shkarkimin e komandantit te policisë dhe policeve neglizhente në Gjakove, sepse institucionet nuk po e bëjnë. Jeta e vajzave tona ka vlere! Jeta e çdo qytetari ka vlere! Kjo protestë mbahet si vazhdim i organizimit te protestes ne Gjakove! Shpresoj që edhe në qytetet tjera të protestohet ndaj neglizhences dhe mos llogaridhënies të institucioneve tona! Protesta mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 12:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …