Thaçi: Kosova ka të rinj dhe të reja shumë të talentuar, me plot energji për të punuar për vendin e tyre

Kryetari Thaçi: Kosova ka të rinj dhe të reja shumë të talentuar, me plotë energji për të punuar për vendin e tyre

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social e ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, 12 Gushtin. Ai ka thënë së Kosova ka të rinj dhe të reja shumë të talentuar, me plotë energji për të punuar për vendin e tyre.

“Kosova ka të rinj dhe të reja shumë të talentuar, me plotë energji për të punuar për vendin e tyre. Dita Ndërkombëtare e Rinisë, 12 Gushti, sivjet na gjen në një pozitë më të mirë të të rinjve dhe me një përkushtim më të madh të tyre për njëri-tjetrin, përkundër që ende jemi larg asaj që ata kanë nevojë dhe ne duam. Tash jemi në prag të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë dhe të rinjtë kosovarë së shpejti do të kenë mundësi të barabarta sikurse të gjithë të rinjtë tjerë evropianë. Rinia është forcë e ndryshimeve pozitive në çdo shoqëri dhe fatmirësisht këtë vit edhe ne kemi pasur dinamikë të shtuar të të rinjve për pjesëmarrje në vendimmarrje, por edhe aktivizim më të madh të tyre për t’i bërë vetë ndryshimet që ata i duan”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …