Ministri Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shprehur pakënaqësi lidhur me dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shprehur pakënaqësinë e tij më lajmin për dorëheqjen e prokurorit nga Prokuroria Speciale, me preteksin se është kërcënuar për të bërë punën e tij. Tahiri ka shkruar se është tërësisht i papranueshëm një mesazh i tillë, në kohën kur po punohet në fuqizimin e sundimit të ligjit. Në kohën kur të gjitha përpjekjet tona si institucione janë duke u orientuar në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, një mesazh i tillë është tërësisht i pa pranueshëm dhe meriton trajtim emergjent deri në fund. Republika jonë është e ndërtuar mbi parime ku sundimi i ligjit është mbi të gjithë, i barabartë për të gjithë dhe se askush nuk mund të ngrihet mbi të e aq më pak të cenojë funksionimin e organeve të rendit për shkak të detyrës zyrtare në vendosjen e drejtësisë” ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Austria miraton vazhdimin e angazhimit në misionet paqeruajtëse në Ballkanin Perëndimor

Komisioni i Përbashkët i Parlamentit të Austrisë ka miratuar unanimisht vazhdimin e angazhimit të vendit …