Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski: Maqedonia e para që do të pësojë nga e ashtuquajturat “stuhi rajonale”

Në fokus të debatit për referendumin në Maqedoni, si dhe rëndësisë për të qenë rezultati pozitiv përmes së cilit synohet të hapen perspektivat për integrimin e vendit në NATO dhe BE, është gjendur dhe ideja për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Koordinatori kombëtar për NATO në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë, Stevo Pendarovski, duke komentuar idenë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë vlerëson se rezultati i referendumit në shtator duhet të jetë patjetër i suksesshëm, në të kundërtën, Maqedonia si shtet do të jetë e para që do të pësojë nga e ashtuquajturat “stuhi rajonale”. Pavle Trajanov, ish ministër i Punëve të Brendshme, për Radion Evropa e lirë thotë se ndryshimi I kufijve është çështje e mbyllur dhe një gjë të tillë në asnjë mënyrë nuk mund të realizohet, sepse edhe vendet e rajonit, por edhe forcat e mëdha e dinë se realizmi i kësaj ideje do të ketë pasoja të parashikueshme. Anëtarësimi në NATO do të pamundësojë realizimin e çfarëdo lloj ideje që kërcënon stabilitetin e vendit, por edhe rajonit në përgjithësi”, thotë Temellko Ristevski.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …