Tri vjet me parë u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Adem Demaçi

Robertson: Ishte Adem Demaçi ai i cili solli frymën marksiste,çlirimtare të Enver Hoxhës në Kosovë

Xhejms Robertson, aktivist dhe mendimtar për politikën dhe ekonominë, ka shkruar një artikull për zhvillimet e së kaluarës në Kosovë dhe personalitetet kryesorë në këto zhvillime, që nga koha e Jugosllavisë e deri te shpërbërja e saj, si  dhe për vuajtjet nëpër të cilat kishte kaluar populli shqiptar. Në shkrimin e titulluar: “Nga Enver Hoxha te Bill Klintoni”, ai shkroi edhe për ndikimin marksist-leninist në frymëzimin e disa personliteteve të njohura në Kosovës dhe në organizatat dhe bindjet marksiste leniniste ndihmuan të krijonin idenë e çlirimit. Robertson, gjatë analizës së tij, ka konstatuar se ishte, Adem Demaçi ai i cili solli frymën çlirimtare të Enver Hoxhës në Kosovë. Ai ishte nëpërmjet këtyre grupeve ilegale, në krye të Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, e themeluar në vitin 1963, ku filloi të qarkullonte në Kosovë fjalori politik i Enver Hoxhës, i cili në këtë kontekst, ishte i lidhur me aspiratat kombëtare shqiptare, shkruan Robertson.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …