James Foggo: KFOR-i është pjesë e NATO-s dhe ka mandat të ruajë kufijtë që janë bërë me marrëveshje ndërkombëtare

James Foggo: KFOR-i është pjesë e NATO-s dhe ka mandat të ruajë kufijtë që janë bërë me marrëveshje ndërkombëtare

Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli James Foggo ka thënë për mediet e Beogradit  se nëse ekziston dialogu për çështjet fundamentale, që i kanë të dyja palët dhe që kanë mendime të ndryshme, ekzistojnë edhe grupe nga të dy anët që nuk pajtohen me liderët në përparimin e dialogut paqësor dhe kjo nganjëherë mund të sjellë edhe trazira. Foggo ka përkujtuar se KFOR-i është pjesë e NATO-s dhe se ka mandat të veprojë si instancë e tretë në Kosovë, pas institucioneve të saj e Policisë dhe EULEX-it e në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB-së e cila parasheh që KFOR-i të ruajë ambient të qetë dhe lëvizje të lirë. “Këtë po e bëjmë shumë mirë dhe nuk ka dyshim se kështu do të vazhdojmë pa marrë para sysh të gjitha sfidat e ardhshme që mund të dalin gjatë dialogut në muajt në vijim”, ka thënë Foggo. I pyetur se çfarë do të ngjajë nëse ndodh konflikti rreth kufijve, Foggo thotë se kufijtë janë bërë me marrëveshje ndërkombëtare dhe se për ruajtjen e paqes janë të ngarkuara jo vetëm NATO e KFOR-i, por edhe Ushtria e Serbisë me të cilën KFOR-i marrëdhënie të mira, tha Foggo.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …