Përfaqësuesit politikë të Kosovës Lindore duan të bashkohen me Kosovën në mënyrë të plotë e jo të pjesshme

Përfaqësuesit politikë të Kosovës Lindore thonë se ëndrra e tyre është bashkimi me Republikën e Kosovës

Përfaqësues politikë të shqiptarëve të Kosovës Lindore thonë se ëndrra e tyre është bashkimi me Republikën e Kosovës, por të mos ndodhë bashkimi i pjesshëm vetëm i Preshevës pa Bujanocin dhe pa Medvegjën. Zyrtarë të Presidencës së Kosovës kanë konfirmuar se në takimin e radhës, i cili do të zhvillohet në Bruksel me palën serbe në kuadër të fazës finale të dialogut, do të diskutohet edhe kërkesa e shqiptarëve të Kosovës Lindore për bashkim me Kosovën, shkruan “Zëri”. Madje kryetari Hashim Thaçi në një postim të tij ka shkruar se edhe ish-kryetari Ibrahim Rugova ka qenë pro shkëmbimit të territoreve. “‘Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve’, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa qëndrimi im sot si president i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës me Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR rrit gatishmërinë ushtarake në Kosovë, stërvitje të përbashkëta me ushtrinë zvicerane

KFOR ka zhvilluar të martën një seri trajnimesh ushtarake në bashkëpunim me Forcat e Armatosura …