Ahmeti - Veselit: Dhuna dhe destabiliteti i vërtetë janë “shmangia e seancave në emër të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit”

Ahmeti – Veselit: Dhunë e destabilitet është “shmangia e seancave në emër të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit”

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që e ka quajtur absurd thirrjen e seancës së jashtëzakonshme nga opozita, për dialogun me Serbinë. Në përgjigjen e tij, Ahmeti ka thënë se dhuna dhe destabiliteti i vërtetë janë “shmangia e seancave në emër të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit”. “Kadri Veseli e paska quajtur veprim absurd dhe të panevojshëm thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit nga opozita, për dialogun me Serbinë. Kush? Kryetari i Kuvendit. Ku? Në një republikë parlamentare. Kur? Kur Presidenti i vendit (e miku i tij) Hashim Thaçi angazhohet për “korrigjim të kufirit” me një shtet që nuk e njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë, të cilat i paska përmendur Kadri Veseli. Institucionet e shtetit dhe Kushtetuta e Republikës të cilat i paska përmendur Kadri Veseli nuk janë diktakti i pushtetit dhe shpërfillja e opozitës shumicë në Kuvend”, ka shkruar ai. Sipas Ahmetit, është dhunë e sistemit dhe kërcënim për rendin kushtetues e ligjor kur kryekuvendari “kërcënon dhe frikëson opozitën për shkak të ftesës së një seance parlamentare nga opozita”. Kryetari i PSD-së ka shtuar se “në vend të kërcënime të maskuara me leksione mbi demokracinë, Kadri Veseli le ta ftojë seancën. E ka detyrë ligjore, nëse jo vullnet politik”. Ai është zotuar se opozita është e interesuar më shumë se kurrë për të debatuar dhe për të marrë përgjegjës për dialogun.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …