Hahn, Mogherini dhe presidenca austriake kanë inkurajuar Serbinë dhe krerët e Kosovës për shkëmbim territoresh

Hahn, Mogherini dhe presidenca austriake kanë inkurajuar Serbinë dhe krerët e Kosovës për shkëmbim territoresh

Eksperti i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme, Millan Nik, i ngarkuar për studime në Qendrën Robert Bosh për Europën Qendore dhe Lindore, në një intervistë për Dojçe vele, për herë të parë ka zbuluar edhe rolin e ministres së Jashtme të BE-së Mogherini dhe komisionierit Hahn, në lojën që është hapur për ndarjen e Kosovës. Ai ka zbuluar, se Berlini zyrtar është mjaft i zhgënjyer dhe i shqetësuar nga roli që kanë marrë përsipër dy zyrtarët e lartë të BE-së, Hahn dhe Mogherini, duke inkurajuar presidentët Vuçiç dhe Thaçi në rrugën e rrezikshme që kanë nisur. Më duhet të shtoj se Berlini është gjithashtu i zhgënjyer me rolin që kanë luajtur kohët e fundit komisionieri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, Mogherini dhe presidenca austriake, duke e inkurajuar Serbinë dhe krerët e Kosovës të ecin në këtë rrugë. Ata thanë se një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës është më e rëndësishme se detajet, pra, kufijtë. Por ky nuk ishte qëndrimi i unifikuar i BE-së. Ata thjesht prezantuan vijën diplomatike të Austrisë e jo atë të presidencës”, ka deklaruar ai për Dojçe vele.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …