Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj: Në 4-vite kemi zënë me punë mbi 240 mijë persona, 35% më shumë se numri në 30 vitet e fundit

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha sot në Komisionin e Ekonomisë se në 4-vite kemi zënë me punë mbi 240 mijë persona, që është gati 35% më shumë se numri i të punësuarve në 30 vitet e fundit. “Në korrik të vitit 2018 bazuar nga të dhënat zyrtare në Shqipëri, rezulton janë 724 mijë vende pune të deklaruara me 690 mijë të punësuar të deklaruar, krahasuar me 430 mijë të punësuar që ishin në vitin 2013”, tha Ahmetaj. Sipas tij, nga 690 mijë të punësuar që ka Republika e Shqipërisë deri tani, gati 240 mijë janë të punësuar vetëm në 4 vitet fundit. Kjo do të thotë, shpjegoi ai, që gati 35% e të punësuar janë punësuar vetëm në mandatin e parë të qeverisë Rama. “Sigurisht”, u shpreh kreu i Financave dhe Ekonomisë, pritshmëria për punësimin është edhe më e madhe “por dua të kujtoj”, tha Ahmetaj që të mos harrojmë qe kemi ardhur nga një krizë e fortë financiare ekonomike e vitit 2013. “Vitin 2012 ishte viti që duke iu referuar edhe raportit të BB, varfëria arriti kulmin në Shqipëri, ku papunësia dhe varfëria ishin të pakrahasueshme edhe me vitet 1997-1998 dhe ndërkohë që nga 2013 kemi mundur që në ekonomi të kemi krijuar mbi 240 të punësuar dhe kemi krijuar gati 260 mijë vende pune të reja, që janë mbi 35 % më shumë të punësuar se në 30 vitet e fundit në Shqipëri”, deklaroi Ahmetaj. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …