Haradinaj: Nuk ka gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në atdhe

Haradinaj ambasadorëve: Si nuk po iu vjen marre me thanë se nuk po dërgojmë instruksione?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se dialogu nuk ka alternativë dhe se Kosova e Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje. Haradinaj në konferencën e pestë të ambasadorëve ka thënë se Kosova është e hapur të arrijë një marrëveshje me Serbinë. Ne po shkojmë në tranzicionin e FSK-së në ushtri. I kemi kryer të gjitha proceset që të ndodh ky tranzicion.  Haradinaj ka pasur një kritikë edhe për ambasadorët kosovar. “Mendoj që është i pazoti ai ambasador që thotë se nuk po na dërgon instruksione Prishtina. Zhvillimi i medias ka bërë që të ndiqni mbledhjet e Qeverisë. Si nuk iu vjen marre që të thoni se nuk po dërgojmë instruksione. Interesohuni për vendin tuaj, përcillni temat”, tha kryeministri i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …