Lutfi Haziri: Nuk duhet të ketë vija të kuqe, edhe pse ne i kemi vendosur vetë ato ndaj PDK-së si debat i brendshëm

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se opozitë dhe pozitë duhet të ulen dhe të punojnë për të gjetur një zgjidhje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se të gjithë opozitë dhe pozitë duhet të bëhen bashkë dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë gjendje. Ai ka deklaruar se kjo do të duhej të zgjidhej sa më parë, pasi që sipas tij po dëmton procesin e liberalizimit, me pamjet zhgënjyese që po ju tregohen ndërkombëtarëve. “Na kanë irritu edhe neve që jemi në funksione publike, nuk e kemi meritu që parlamenti jonë 20 vite pas lufte me punu në seanca të ndara opozitë dhe pozitë, por është dashur të ulen dhe të punojnë për të gjetur një zgjidhje bashkë. Zgjidhja nuk vjen nga rruga e as duke u ndarë, por vetëm të bashkuar për të hapur perspektivë në BE. Të gjithë jemi duke pritur që me 1 janar me na i lëshu vizat, por BE-ja janë duke i parë zhvillimet e fundit dhe janë të zhgënjyer me këtë gjendje që është aktualisht në vend”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …