Aleksandar Vucic

Mediat në Beograd kanë raportuar se Vuçiqi është duke e menduar anulimin e vizitës në Kosovë

Vizita e paralajmëruar dhe e kualifikuar si  historike e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, e paraparë për këtë fund javë,  në të cilën ai pritej t’ua komunikonte serbëve se cila do të jetë marrëveshja finale e Brukselit, është vënë në pikëpyetje nga vetë presidenti i Serbisë.  Mediat në Beograd kanë raportuar të enjten mbrëma se Vuçiqi është duke e menduar anulimin e vizitës. Shkaku, sipas gazetës “Novosti”, është se leja për vizitë që i është dhënë atij nga Qeveria e Kosovës ia ndalon ndalimin në Liqenin e Ujmanit. Sipas “Novostit”, nëse Vuçiqi nuk lejohet të vizitojë edhe Liqenin e Ujmanit, atëherë ai nuk do të udhëtojë fare në Kosovë, ndërsa në pikëpyetje është vënë edhe mbajtja e takimit të dialogut, të premten në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ-ja sot do të fillojë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të fillojë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit …