Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot udhëton për një vizitë të shkurtër zyrtare në kryeqytetin e Malit të Zi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot udhëton për një vizitë të shkurtër zyrtare në kryeqytetin e Malit të Zi

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot udhëton për një vizitë të shkurtër zyrtare në kryeqytetin e Malit të Zi, ku do të ketë një drekë pune me homologun e tij, Millo Gjukanoviq. Dy kryetarët do të flasin për perspektiven euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal, si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror. Raportet e mira fqinjësore janë mesazhi më i mirë për integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …