Kusari-Lila: Reciprociteti do të është me efikas se taksa 100%, sepse ballafaqon shtetin serb me masat e njëjta

Kusari-Lila: Ajo që u garantohet serbëve në Kosovë t’u garantohet edhe shqiptarëve në Kosovën Lindore

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se qëndrimi i subjektit të saj politik është që Kuvendi i Kosovës sa më parë të miratojë një rezolutë, e cila do t’i përfshinte shtyllat e dialogut për fazën finale me Serbinë. Ajo ka theksuar se një ndër pikat e kësaj rezolute duhet të jetë reciprociteti i të drejtave si bazë e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Ajo që garantohet për pakicën serbe në Republikën e Kosovës, të garantohet edhe për pakicën shqiptare në Republikën e Serbisë”, ka thënë Kusari-Lila. Ajo ka shtuar se Alternativa do të insistojë që të arrihet konsensusi kombëtar ndërmjet pozitës dhe opozitës për tri çështje: për mosndryshim të kufijve të Kosovës, për përcaktimin e objektivave të qarta në platformën e bisedimeve në Bruksel, dhe për mandatimin e ekipit negociues në Bruksel. Kusari-Lila ka thënë se të tri këto çështje duhet të ngrihen përmbi politikën ditore dhe përmbi pozicionet aktuale të partive politike.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj përjashton bashkëpunimin me VV: I hapur për konsulta me LDK-në dhe PDK-në

Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me Vetëvendosjen, duke theksuar …