Sot me një ceremoni të organizuar në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë bëhet betimi i kadetëve të rinj të FSK-së

NATO: Ndryshimi i struktures, mandatit dhe misionit të FSK-së duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por nëse FSK duhet të zhvillohet, atëherë Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë. NATO e shikon transformimin e forcave të armatosura të Kosovës në ushtri si një çështje që i takon autoriteteve të Kosovës. “Qëndrimi i NATO-s është i qartë: kjo është një çështje e autoriteteve të Kosovës,” shkruan zyra e shtypit e NATO-s, në përgjigje të pyetjes së Deutsche Welles, se si i vlerëson NATO hapat e qeverisë së Prishtinës për kthimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në ushtri. “Çdo lloj ndryshimi strukture, mandati dhe misioni të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkon ndryshime kushtetuese,” shkruhet më tej dhe vlerësohet se: “Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale, që po bëhet gjithnjë e më shumë multietnike dhe është burim për stabilitetin në rajon.” Zyra e NATO-s në Bruksel vëren se: “Progresi i arritur është shembull për suksesin e NATO -s në krijimin e kapaciteteve në sektorin e sigurisë, por ku nevojitet edhe më shumë për të bërë”. NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por shton se “nëse Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të zhvillohet, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë.”

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …