Komisioneri Johannes Hahn thotë se ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

Johannes Hahn thotë se shkëmbimet territoriale” ose “korrigjimi i kufirit” nuk janë mundësi të përjashtuara

Hahn beson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet deri në mesin e vitit 2019. Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, tha se në kuadër të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, “shkëmbimet territoriale” ose “korrigjimi i kufirit”nuk është mundësi e përjashtuar, por ajo do të përfshihet si “pjesë e fundit e enigmës.” Ai për agjencinë maqedonase të lajmeve, theksoi se vendet janë të vetëdijshme për shqetësimet ndërkombëtare andaj duhet të arrijnë në zgjidhje efikase. “Çdo zgjidhje duhet të jetë në kontribut të stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit dhe se të dyja palët janë të vetëdijshëm për detyrimet dhe shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar ndërkombëtare”, ka thënë ai. Hahn beson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet deri në mesin e vitit 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …