Brickos

OEAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit

Prekazi: Ujmani nuk duhet të jetë temë e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ish drejtor i Njësisë Afariste Uji dhe Centrali Elektrik në Ibër Lepenc, Arbëror Prekazi ka porositur që Ujmani nuk duhet të jetë temë e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar se liqeni i Ujmanit është një aset me rëndësi pasi është i Kosovës dhe nuk duhet të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel. Ibër-Lepenci është pronë e Kosovës dhe është akumuluesi më i madh në Kosovë me një sasi prej 375 milion metra kub ujë. sipërfaqja e gjithmbarshme e liqenit të Ujmanit është 11.9 km katrorë, ku  9.2 km katrorë i takojnë Kosovës dhe 2.7 km katrorë Serbisë. Rëndësia është shumë e madhe për Kosovën duke pas parasysh që uji nga akumulimi Ujman, nëpërmjet kanalit Pridvoricë- Obiliq,  furnizon pjesën qendrore të Kosovës me ujë të papërpunuar. Përveç tjerash, liqeni i Ujmanit furnizon termocentralin më të madh në Kosovë “Kosova B”, e cila furnizon tërë Kosovën me energji elektrike, ka përkujtuar ish drejtor i Njësisë Afariste Uji dhe Centrali Elektrik në Ibër Lepenc, Arbëror Prekazi.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …