Eduard Kukan

Eduard Kukan: Në dialogun Kosovë-Serbi nuk është primar debati kur do të arrihet marrëveshja, por si të arrihet ajo

Deputeti i Parlamenti Evropian si dhe kryetar i Këshillit për Stabilizim Asociim të BE-së në këtë parlament, Eduard Kukan thotë se në dialogun ndërmjet Beogradit Prishtinës tash për tash nuk është çështje kryesore debati kur do të arrihet marrëveshja, por si të arrihet te marrëveshja dhe cila do të jetë ajo marrëveshje. Duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrë që të mos i tejkalojmë limitet e të mundshmes. Në pyetjen e agjencie serbe të lajmeve “Tanjug” Kukan shprehu optimizmin e zyrtarëve të BE-së të cilët marrëveshjen për normalizimin e gjithanshëm e presin gjatë muajve të fundit dhe pesimizmin e kryetarit Aleksandar Vuçiq se nuk po e sheh në horizont zgjidhjen rreth marrëveshjes, Kukan thotë se deklaratat aktuale duhet shikuar nga “distanca e shëndoshë”.

Kontrolloni gjithashtu

AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin, Albin Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin Albin Kurti, …