Brickos

Lumezi: Asnjë nga 20 mijë emrat e publikuar si veteran të rrejshëm nuk janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit

Lumezi: Asnjë nga 20 mijë emrat e publikuar si veteran të rrejshëm nuk janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit

Asnjë nga 20 mijë emrat e publikuar si veteran të rrejshëm nuk janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pohuar se secili prej këtyre 20 mijë personave, emrat e të cilëve u publikuan ditë më parë, në një farë mënyrë kanë kontribuar për luftë, por shton se të njëjtit mund të mos i kenë plotësuar kriteret për ta fituar statusin e veteranit të UÇK-së. Në anën tjetër njohës të çështjeve të drejtësisë e shohin të domosdoshme një rishikim të  aplikacioneve nga një komision i ri qeveritar. Asnjë nga emrat e publikuar ditë më parë në listën e 20 mijë personave të cilët e kanë fituar statusin e veteranëve nuk janë të dyshuar, apo të akuzuar. Të gjitha aplikacionet e tyre do të shqyrtohen në prokuroritë themelore dhe nëse vihet në përfundim që ndonjëri prej tyre ka falsifikuar, ka mashtruar ose ka bërë legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, atëherë ajo mund të konsiderohet si vepër penale dhe të procedohet tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …