Haradinaj: Në ShBA do t'i prezantojë të arriturat e shtetit por edhe kërkojë fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Haradinaj: Në ShBA do t’i prezantojë të arriturat e shtetit por edhe kërkojë fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social e ka bërë të ditur se në javën që vjen do të jetë në ShBA ku do të lobojë për fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës duke i prezantuar të arriturat e deri tanishme të shtetit. “Javën që vie do të qëndroj për vizitë zyrtare në ShBA, ku në fokus të agjendës do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës. Në New York do të zhvilloj takime bilaterale me homolog dhe delegacione ndërkombëtare që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimi i të arriturave të Kosovës, anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqja e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën. Krahas kësaj, për ta forcuar partneritetin me ShBA-të do të zhvilloj takime bilaterale me senatorë, kongresist, dhe personalitete me influencë në Washington. Rruga euro-atlantike e vendit është e pakthyeshme!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …