Nuk ka kolona të automjeteve në pikat e vendkalimeve kufitare me përjashtim në Vërmicë ku pritjet janë 20 deri në 30 minuta

Është përmirësuar gjendja në pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës pas përfundimit të sezonës se verës

Përfundimi i sezonës së verës ka shkaktuar përmirësim të dukshëm të gjendjes në pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës. Kështu, sipas të dhënave të fundit të Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet askund nuk tejkalojnë intervalin prej pesë minutash, shkruan lajmi.net. Vlen të theksohet se gjatë tërë sezonës së verës bashkëatdhetarët ishin ankuar se po përballen me pritje të gjata, kryesisht në dalje të territorit të vendit. E nga Ministria e Punëve të Brendshme ishin shprehur se fajet për këto pritje të panevojshe i ka edhe pala serbe për shkak të kontrolleve të tyre. Gjendje më e rënduar, zakonisht ishte në Merdare, ku pritjet shpesh arrinin deri në pesë orë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …