Daut Haradinaj: Veteranët të protestojnë paqësisht e në mënyrë të dinjitetshme ashtu siç ishte edhe lufta e UÇK-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka bërë thirrje për protestë paqësore të veteranëve. Po ashtu, ai ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që t’i marrin parasysh kërkesat e drejta të veteranëve. “Sot në protestën e Luftëtarëve të vërtetë që me ose pa dashje u gjetën jasht listave të veteranëve , besoj se do kërkohet drejtësi dhe asgjë tjetër. Unë i ftoj veteranët e luftës që të protestojnë paqësisht dhe në mënyrë të dinjitetshme ashtu siç ishte edhe lufta e shenjtë e UÇK-së. Poashtu ju bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që t’i marrin parasysh kërkesat e drejta të veteranëve. Pra të nderuar veteranë protestoni me dinjitet”, ka shkuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …