leoni

Sherifi: Nisma nuk është kundër zgjerimit të qeverisjes me të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë

Sherifi: Haradinaj e Limaj nuk do të jenë pjesë e tavolinës ku diskutohet për korrigjimin apo shkëmbimin e territoreve

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe shef i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur edhe njëherë për çështjen e dialogut. Ai për herë të parë ka thënë se kryetarit Thaçi ka ardhur koha t’i thuhet se nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në dialog, për sa kohë që nuk pranon të harmonizohet një platformë e përbashkët. Ai ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj e kanë bërë të qartë se nuk do të jenë pjesë e tavolinës ku diskutohet për korrigjimin apo shkëmbimin e territoreve, por kjo, thotë Sherifi se nuk po mjafton pasi ai thotë se kryetari nuk është ndalur në idenë e tij. Duke folur për vizitën e Thaçit në liqenin e Ujmanit, Sherifi ka thënë se kryetari po tenton ta përkeqësoj situatën atje. “Përkeqësimi i gjendjes atje e rrit peshën e Thaçit në krejt këtë paraproces para fazës fianle me Serbinë. Mendimi im është se ai dëshiron ta përkeqësoj situatën”, ka theksuar Sherifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …