leoni

Instituti i ish kryeminstrit britanik Tony Blair-it e mohon se ai po flet në emër kryetarit serb për çështjen e Kosovës

Instituti i ish-kryeminstrit britanik Tony Blair, mohon se ai po flet në emër kryetarit serb për çështjen e Kosovës

“The Tony Blair Institute for Global Change” ka mohuar lajmet  se ish Kryeministri i Britanisë është duke folur në emër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë serbe në lidhje me Kosovën. Instituti ka njoftuar se spekulimet e tilla nuk janë të vërteta. “Zotëri Blair nuk paraqitet në emrin e Qeverisë së Serbisë ose presidentit serb. Projekti i Institutit tonë nuk ka asnjë lidhje me temat në Kosovë”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit, Julie Crowley. Sugjerimet se Blair përfaqëson Serbinë janë mohuar edhe nga Vuçiqi pas takimit të tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Moskë të martën. Lideri i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq më herët gjatë javës kishte deklaruar se presidenti i Serbisë është duke u përfaqësuar në takime me krerë të politikës ndërkombëtare pikërisht nga Blair.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …