Ministrja Hoxha, priti në takim Maria Flachsbarth, Sekretare e Shtetit në Ministrinë Federale të Gjermanisë

Ministrja Hoxha, priti në takim Maria Flachsbarth, Sekretare e Shtetit në Ministrinë Federale të Gjermanisë

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim  Maria Flachsbarth, Sekretare e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, njëherësh anëtaren e Bundestagut gjerman, me të cilën diskutoi për liberalizimin e vizave si dhe procesin integrues. Ministrja Hoxha theksoi se kushtet për liberalizimin e vizave sipas udhërrëfyesit të gjitha 95 janë përmbushur, tashmë ka filluar fushata për informimin e qytetarëve për lëvizjen e lirë, duke shpërndarë materiale edhe në gjuhët e komuniteteve në të gjitha lokalitetet e vendit. Hoxha e falënderoi Znj. Flachsbarth, për kontributin e Gjermanisë në zgjidhjen e sfidave të Kosovës. “Kosovës i duhet përkrahja për përshpejtimin e vendimmarrjes brenda këtij viti – sepse i kemi përmbushur të gjitha 95 kriteret. Vota e Gjermanisë në Këshillin e Ministrave është me rëndësi thelbësore për këtë proces”, theksoi Ministrja Hoxha, duke e njoftuar për fushatën e informimit për liberalizimin e vizave. Qytetaret e Kosovës nuk do ta keqpërdorin këtë të drejtë, vuri në dukje Ministrja. Sekretarja e Shtetit, njëherësh edhe deputete e Bundestagut gjerman, Znj. Flachsbarth vlerësoi lart përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e kushteve për liberalizim, duke vënë në pah rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit dhe Agjendën Evropiane të Reformave. Ajo theksoi se Gjermania ka shprehur qëndrimin e vet për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit perëndimor, rëndësinë e paqes në këtë pjesë të Evropës si dhe zhvillimin ekonomik, duke ofruar përkrahje të gjithanshme për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Blakaj thotë se nuk është humane të dënohen kriminelët serbët në mungesë, pasi u shkelen të drejtave e tyre njerëzore (!)

Bekim Blakaj: Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999” ka përmbajtur pasaktësi si rezultat i interpretimit të gabuar të të dhënave

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj ka vlerësuar se ekspozita “Masakrat në …