Bekim Jashari: Ishte detyra ime e parë që të përkujdesem për ata që dhanë më së shumti për këtë tokë, për lirinë tonë

Bekim Jashari: Ishte detyra ime e parë që të përkujdesem për ata që dhanë më së shumti për këtë tokë, për lirinë tonë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë inaugurimit të Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Marinë, ka thënë se sot Marina po e bartë peshën e dhimbjes dhe krenarisë, për heronjtë që përjetësisht nga këtu do t’i bëjnë roje atdheut. “Ishte detyra ime e parë që të përkujdesem për ata që dhanë më së shumti për këtë tokë, për lirinë tonë, andaj me të marrë detyrën, filluam me procesin e rivarrimit të dëshmorëve. Unë nuk mund të lejoja që në shënimin e përvjetorëve të dëshmorëve në ditën e flamurit, ditës së pavarësisë, të vendosim lule pranë varreve të tyre ku nuk mund të dalloheshin emrat në dërrasa druri. Tani pas 20 viteve, këta heronj dhe dëshmorë do të pushojnë përjetësisht në vendin e tyre në kompleksin memorial këtu në Marinë. Prej sot e kemi më të lehtë frymëmarrjen sepse po e kurorëzojmë një detyrim të shenjtë ndaj dëshmorëve”, është shprehur ai ndër të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert  Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …