Liderët e vendit: Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të pacenueshëm dhe të panegociueshëm

Liderët institucionalë të vendit, pa përfshirjen e presidentit Hashim Thaçi, janë takuar sot për të diskutuar për mundësinë e harmonizimit të një rezolute për dialogun, që propozohet të jetë gjithëpërfshirëse. Kadri Veseli ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi, të cilëve u ka thënë se dëshiron sa më shpejtë harmonizimin e qëndrimeve dhe hartimin e një rezolute, që do të votohej më pas në Kuvend. Draft-Rezoluta përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në Dialog. Pika e parë thotë që Dialogu të mbyllet me njohje reciproke dhe se Kosova është vend unik e i pandarë. “Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të pacenueshëm dhe të panegociueshëm”, thuhet në pikën e parë.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …