Veseli

Ftesës së Kadri Veselit nuk i’u përgjigjen pozitivisht partitë me të mëdha opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja

Partitë me të mëdha opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja nuk iu përgjigjen pozitivisht Ftesës së Kadri Veselit. Të dyja këto parti nuk morën pjesë në takimin e sotëm të thirrur nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli për  të harmonizuar qëndrimet për rezolutën ne dialogun Kosovë- Serbi. Në një përgjigje për lajmi.net, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se sa i përket rezolutës së Kadri Veselit ata kanë një qasje krejt tjetër. Po ashtu ata kanë shpalosur tri kërkesat e tyre, fillimisht kërkojnë që për çdo raund të dialogut të diskutohet në Kuvendin e Kosovës, pastaj të përpilohet lista me kërkesat e Kosovës ndaj Serbisë, si dhe, siç thonë ata, duhet hartimi i platformës për negociata me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …