Muller: Banka Botërore është e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të Kosovës

Muller: Banka Botërore është e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të Kosovës

Ministri i Financave, Bedri Hamza është takuar me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller të cilin e ka njoftuar për zhvillimet pozitive në Kosovë me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe financave, për trendin e të hyrave, deficitin, borxhin publik, si dhe me procesin e përgatitjes së buxhetit 2019. Në vijim të bisedës, ministri, Bedri Hamza foli edhe për dinamizmin e ri të implementimit të cilin e ka zhvilluar Ministria e Financave, sa i përket marrëveshjeve që Banka Botërore i ka lidhur në të kaluarën me shtetin e Kosovës, si dhe me marrëveshjet e reja të cilat këtë vit në emër të shtetit të Kosovës i ka nënshkruar Ministria e Financave. Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Cyril Muller deklaroi se bashkëpunimi gjithmonë ka qenë i shkëlqyeshëm me Kosovën dhe se është i lumtur që ky bashkëpunim vetëm sa po thellohet. Me këtë trend makrofiskal të Kosovës, Banka Botërore është e gatshme t’i përgjigjet kërkesave të Kosovës për mbështetje të mëtutjeshme në fushat e identifikuara, theksoi zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …