Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme pasi që, sipas tyre, Qeveria aktuale nuk mund t’i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend që të kalojë çështjet me rëndësi për vendin, e lërë më të marrë vendime të mëdha. Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, thotë se akuzat e kryeministrit dhe kryetarit ndaj njëri-tjetrit janë paralajmërim për zgjedhje, derisa shtoi se zgjedhjet janë mundësia e vetme që vendi të zhbllokohet. Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, thotë se situata në vend është e ndërlikuar prandaj sipas saj, shkuarja në zgjedhje është e domosdoshme. Për kryetaren Alternativës, Mimoza Kusari, vendi është në bllokim të tërësishëm, derisa sa ka theksuar se partie që drejton është e gatshme të hyj në zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i ndërhyri 80 herë nga ajri për shuarjen e zjarreve në disa komuna të Kosovës

KFOR-i ka njoftuar se gjatë javëve të fundit ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në shuarjen …