Behxhet Pacolli thotë se është tishtuese ajo që lexohet në raportin e ardhur nga Zvicrra mbi vdekjen e Astrit Deharit

Pacolli: Mediat e serbe janë kthyer në zë të politikës destruktive, duke përhapur lajme të rreme, ‘fake news’

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas publikimit të lajmeve në mediat serbe për siç i ka quajtur Pacolli kundër afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Sipas tij, këto lajme nuk janë asgjë tjetër, veç se lajme të rreme, “fake news”. “Këto media kritikojnë Kosovën, SHBA-të, e hera herës edhe BE-në. “Për këdo që përcjellë me vëmendje zhvillimet në lidhje me obstruksionet të cilat Serbia i projekton kundër afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, është krejtësisht e qartë se kemi të bëjmë me një subordinim deri në nënshtrim të mediave në Beograd nga qeveria e Serbisë. Mediat e subordinuara janë kthyer në zë propagandues të politikës destruktive, duke përhapur lajme të rreme, ‘fake news’. Regjimit, i cili ka shtypur çdo zë kritik në Beograd, madje edhe oponencën politike, nuk ka mundur t’i rezistoj pothuaj asnjë medium. Dhe duke qenë që për mediat serbe, realiteti i Kosovës nuk është mbuluar asnjëherë drejtë, edhe atyre mediave të cilat njohin realitetin, nuk u bëhet vonë t’i vihen në shërbim qeverisë së Serbisë, sepse me temën e Kosovës ato mund të mashtrojnë publikun pa rrezikuar të humbin kredibilitet. Këto media kritikojnë Kosovën, SHBA-të, e hera herës edhe BE-në.  Vuçiqi dhe Daçiqi janë dy njohësit më të mirë të politikës, mentalitetit dhe kulturës propaganduese dhe konspirative, dhe tashmë po punojnë me shumë zell, me përdorimin e lajmeve të rreme në Serbi. Ajo çfarë befason është se një pjesë e këtyre mediumeve dhe lajmeve të rreme, merren si burim në rajon, madje edhe Kosovë, pa u filtruar mirë.  Nuk është në kulturën tonë të shërbehemi me lajme të rreme, por duhet thënë që edhe kur nuk kanë ekzistuar mjetet e komunikimit masiv, ne kemi pasur konsensus që propagandës së Serbisë, t’i kundërvihemi me sukses, me fakte, me drejtësi”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …