Jakup Krasniqi: VLERAT E SOTME TË SOCIALDEMOKRACISË

Jakup Krasniqi: Në një situatë të tillë zgjedhjet do të duhej të ishin zgjidhja, por as ato nuk janë zgjidhje

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se në një situatë të tillë zgjedhjet do të duhej të ishin zgjidhja, por, sipas tij, me këtë kulturë të komunikimit as zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Krasniqi ka thënë se Kuvendi po shihet si institucion i Qeverisë apo i këtij e atij pushtetari të fuqishëm dhe jo si institucion në funksion të interesit të kombit e të shtetit. Ai ka theksuar se mënyra se si po komunikohet që sa kohë për dialogun nuk sjell rezultat. Krasniqi ka thënë se gjasat janë të vogla që të arrihet konsensusi për dialogun Kosovë – Serbi. Kurse sa i përket paralajmërimit opozitar për rrëzimin e Qeverisë, ai ka thënë se nuk po sheh seriozitet tek opozita. Krasniqi ka thënë se ata që po kërkojnë zgjedhje i kemi parë të qeverisin, madje disa në dy nivelet pushtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …