leoni

Jashari: Nuk ka proces më të ndjeshëm dhe me më kujdes që kemi zhvilluar se sa ai i rivarrimit të dëshmorëve në Marinë

Jashari: Nuk ka proces më të ndjeshëm e më kujdes që kemi zhvilluar se sa ai i rivarrimit të dëshmorëve në Marinë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka marr pjesë sot në rivarrimin e heroit të kombit Sejdi Krelani pas informatave në disa media rreth ndërrimit të varrit të këtij dëshmori. Por pas hapjes së varrit dhe verifikimit të të dhënave është konstatuar së çdo gjë është në rregull. “Nuk ka proces më të ndjeshëm dhe me më kujdes që kemi zhvilluar se sa ai i rivarrimit të dëshmorëve në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt. Pas informatave në disa media rreth ndërrimit të varrit të heroit Sejdi Krelani nga Drenasi, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, sot është konfirmuar edhe zyrtarisht në praninë e familjes Krelani, kryetarit të Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Udhëheqësit të Njësisë së Komisionit, si dhe në praninë time si kryetar i Komunës së Skenderajt, pas hapjes së varrit dhe verifikimit se të dhënat e heroit në arkivol janë po ato që janë të skalitura në epitafin e varrit të heroit Sejdi Krelani. Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin më të madh për të gjitha familjet e heronjve dhe dëshmorëve, për bashkëpunimin dhe përkrahjen gjatë këtij procesi aq të ndejshëm. Po ashtu, falënderoj të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, në veçanti gjatë këtyre tri ditëve në adresim të shqetësimeve të familjes Krelani”, ka shkruar kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Anton Çuni

Çuni: Mund të ketë sulm si ai i 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veriun e Kosovës

Anëtari i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Siguri, Anton Çuni ka vlerësuar se sërish …