Haradinaj: Zëri i intelektualëve gjithnjë ka qenë udhëzuesi më i mirë i rrugëtimit tonë deri në liri dhe shtetndërtim

Haradinaj: Zëri i intelektualëve gjithnjë ka qenë udhëzuesi më i mirë i rrugëtimit tonë deri në liri dhe shtetndërtim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në promovimin e librit “Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës”, të akademik Nexhat Dacit. Ai ka thënë intelektualët kanë qenë udhëzuesi më i mirë në rrugëtimin e këtij vendi për liri. “Zëri i intelektualëve gjithnjë ka qenë udhëzuesi më i mirë i rrugëtimit tonë përplot sfida deri në liri dhe shtetndërtim. Pata nderin të isha i pranishëm në promovimin e librit “Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës” me autor, Akademikun dhe politikanin e shquar, Nexhat Daci. Vrojtimi i Akademik Dacit, si një politikan largpamës, për shtetkrijimin tonë, do t’u shërbejë brezave, si pikënisje për ta kuptuar më hollësisht historinë e re të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nga Peja: Kosova ka nevojë për Ardian Gjinin, votojeni numrin 128

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qytetarët e Pejës që në zgjedhjet e …