Veseli: Po përjetojnë edhe një lëndim që vjen si pasojë e tolerancës së BE-së ndaj Serbisë për përgjegjësinë historike

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli udhëton për në Gjermani, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Gjermani, ku do të pritet në takim të posaçëm nga kryetari i Bundestagut, Dr. Wolfgang Schäuble. Gjatë qëndrimit në Berlin, Kadri Veseli do të zhvillojë takime të tjera edhe me zyrtarë të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe zyrtarë të tjerë të angazhuar në çështje të Ballkanit. Gjatë këtyre takimeve, kryeparlamentari Veseli do të kërkojë mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe procesin e integrimit evropian në përgjithësi, anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe rritjen e investimeve gjermane në Kosovë. Po ashtu, kreu i Kuvendit të Kosovës do të diskutojë me zyrtarët e lartë gjermanë për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit reciprok në të gjitha fushat, për zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë procesin e transformimit të FSK-së në ushtri.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …