Memli Krasniqi thotë së shumë shpejt do të votohet propozimi për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë

Memli Krasniqi konsideron se nuk është fare serioze kërkesa e partive opozitare për zgjedhje të reja

Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një intervistë për “Epoka e re” e ka quajtur joserioze kërkesën e partive opozitare për zgjedhje të reja. Ai ka thënë se sa i përket kësaj përpjekjeje të  opozitës,  koalicioni qeverisës do ta çojë mandatin deri në fund. Krasniqi ka vlerësuar se kërkesa për zgjedhje ka të bëjë më shumë me problemet brenda partive të opozitës. Sidoqoftë, ai ka bërë me dije se as bojkoti opozitar në Kuvend nuk do të reflektojë në funksionimin e koalicionit qeverisës sepse, sipas Krasniqit, Qeveria është duke e bërë punën e vet dhe ka stabilitet. Është papërgjegjësi e skajshme politike që cilido deputet i opozitës apo parti opozitare të abstenojë apo të refuzojë të marrë pjesë në çështjet që ndërlidhen me fazën finale të dialogut me Serbinë, integrimin evropian, zbatimin e MSA-së, liberalizimin e vizave dhe themelimin e ushtrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …