Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj anëtarësohet në Asociacionin Evropian të Institucioneve në Arsimin e Lartë

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj anëtarësohet në Asociacionin Evropian të Institucioneve në Arsimin e Lartë

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ka shënuar një të arritur tjetër drejt integrimit evropian të arsimit të lartë, duke pranuar përgjigjien pozitive se tashmë ky institucion i arsimit të lartë është anëtarësuar në Asociacionin Evropian të Institucioneve në Arsimin e Lartë. EURASHE është asociacion i institucioneve të arsimit të lartë që ofrojnë programe të orientuara profesionalisht dhe janë të angazhuar në kërkimin e aplikuar brenda cikleve të Bolonjës, pra është asociacion që përfaqëson universitetet e shkencave të aplikuara dhe kolegjet universitare. Anëtarësimi në këtë institucion, i cili është përfaqësuesi kryesor i arsimit të lartë profesional në Evropë, është një ngjarje e rëndësishme për UShAF, sepse i jep mundësinë Universitetit që të harmonizojë çasjen e arsimit që ofron me atë evropian, duke marrë përkrahje në forma të ndryshme për forcimin e institucionit dhe ngritjen e cilësisë. Duke e zhvilluar UShAF sipas standardeve evropiane, Universiteti ofron mundësi më të mira për studentët dhe hapë rrugë që ata të bëhen shumë më lehtë pjesë e tregut evropian, gjë që është edhe qëllim i EURAShE, pra të jetë ndërmjetës i arsimit të lartë, arsimit profesional dhe tregut të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …