Kryeministri Haradinaj, priti sot në takim koleksionisten nga Londra të veprave të Skënderbeut, Patricia Nugee

Kryeministri Haradinaj, priti sot në takim koleksionisten nga Londra të veprave të Skënderbeut, Patricia Nugee

Është ndjenjë e posaçme të ju pres sot, këtu për t’iu falënderuar për punën e veçantë që keni bërë në portretizimin e figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, përmes veprave që keni shkruar dhe keni koleksionuar. Puna juaj është nder i madh për shqiptarët. Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim koleksionisten nga Londra të veprave të Skënderbeut, Patricia Nugee dhe një delegacion të shkencëtarëve nga Hungaria të kryesuar nga Pal Fodor, të cilët ishin pjesëmarrës në Konferencën e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit në kuadër të vitit mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. “Grumbullimi i veprave për luftën dhe historinë e Skënderbeut është gjest për t’u përshëndetur dhe populli shqiptar do të jetë falënderues për këtë gjest”, tha Haradinaj, duke e falënderuar në veçanti Patricia Nugee, e cila ka mbledhur 37 libra kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, përgjatë periudhave të ndryshme, nga vende të ndryshme të Evropës, duke i blerë librat përmes financave vetjake për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Nga ana tjetër, Nugee dhe delegacioni i shkencëtarëve nga Hungaria, falënderuan Kryeministrin Haradinaj për pritjen që ua bëri, duke thënë se Kosova është në rrugën e duhur dhe u shprehën mirënjohës për angazhimin konkret veçmas në fushën e Albanologjisë. Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë Laszlo Markuzs dhe studiues nga Shqipëria dhe Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …