Biserko

Sonja Biserko: Amerika ka prioritet njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, këtu nuk ka ndryshuar asgjë

Zyrtarët amerikanë prioritet e kanë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, këtu nuk ka ndryshuar asgjë dhe as që do të ndryshojë, pavarësisht dëshirave dhe fjalëve të zyrtarëve serbë që po plasohen, ka thënë për gazetën “danas” Sonja Biserko, kryetare e Këshillit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut duke folur rreth akuzave të fundit të Beogradit ndaj përfaqësuesve të administratës amerikane. Ajo ka shtuar se zyrtarët amerikanë nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët me ata serbë që nuk duan ta njohin pavarësinë e Kosovës. “Megjithëkëtë amerikanët nuk do të heqin dorë nga Kosova e Maqedonia. Kjo është çështje sigurie dhe kjo nuk do të ndryshojë. Këto dy shtete janë pika strategjike në kontekstin e kthesave gjeopolitike për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Afërt dhe për këtë arsye është vështirët të besohet për tërheqje amerikane. Është evidente po ashtu se Rusia deri diku ia del t’i arrijë qëllimet e veta, gjë që pak mund të vërehet edhe në Maqedoni e më së shumti në Bosnjë e Hercegovinë”, ka thënë zonja, Sonja Biserko.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …