Remzi Hasani

Lëvizja popullore shqiptare për kultivimin e veprimtarisë revolucionare të Enver Hoxhës, përshëndet TV-Diellin

Pasi me vëmendje dhe kënaqësi të lartë e përcollëm dokumentarin kushtuar 110 vjetorit të lindjes së shokut, Enver Hoxha, për një çast na u duk  e u ringjall epoka e lavdishme e të madhit Enver. Ne dhe LPSH për kultivimin e veprës revolucionare të Enverit, jemi krenarë dhe mbajmë një konsideratë të lartë për të gjithë referuesit në atë dokumentarë dhe sidomos për profesor, Ahmet Qeriqin, i cili me stafin e tij ndërmorët këtë hap, pastaj  për zonjën Arbana Q. Gashi që na solli në kujtesë zërin e zjarrtë të Zamira Kolecit, për dy historianët, doktorë  të shkencave,  Hakif Bajrami dhe Sabit Syla, si dhe veprimtarët e njohur, Agim Sylejmani e Ismet Sylejmani e të tjerë, jo vetëm sepse ata e lartësuan figurën legjendare të Enverit,  të njeriut që bëri histori dhe epokë,  por sepse ata në këtë katrahurë qenë të gatshëm të barrikadohen në pozitat e faktografisë historike dhe ta dëshmojnë një realitet faktik.  Ne nga ana jonë iu  garantojmë respekt maksimal dhe ju premtojmë dhe do të apelojmë te shokët e idealit edhe për mbështetje materiale për televizionin tuaj. Në çoftë se në vitet 90-ta u grumbulluan mbi 2 milionë marka gjermane për televizionin e Prishtinës, i cili megjithatë pas vitit 1981 ishte kampion i publikimit të diferencimit ideopolitik kundër shqiptarëve liridashës, e të cilat mjete tradhtisht përfunduan në duart e Serbisë, pse sot të mos investohet për TV-Diellin një televizion me program të pastër kombëtar, kulturor, arsimor e edukativ, që është e vetmja rreze dhe dritë që ngroh dhe ndriçon shpirtin dhe nderin e shqiptarit.

Me shumë respekt Në emër të LPSH-KVE-së, kryetari, Remzi Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Gjenerali Hammerstein ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kapaciteteve të MM dhe FSK

Sot zyrtarisht miku ynë Gjeneral Ralph Hammerstein, Drejtor i deritanishëm i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës …