MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM NJOHËS SHEFIN E RI TË UNICEF-IT NË KOSOVË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim njohës shefin e ri të UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, të cilin e ka uruar për përgjegjësinë e re që ka marrë për të drejtuar një mision kaq fisnik siç është UNICEF në Kosovë. Bytyqi e ka falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka shprehur edhe gatishmëri për të rritur fushat e bashkëpunimit në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim. Në këtë takim u fol edhe për një Memorandum Mirëkuptimi (MM), që pritet të nënshkruhet ditëve në vazhdim mes MAShT dhe UNICEF, e që ka për qëllim formalizimin e partneritetit dhe angazhimit ndërmjet Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, përfaqësuar nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe MAShT-i, me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit duke synuar harmonizimin e programeve të bazuara në aftësi të UNICEF-it me dokumentet kurrikulare të arsimit parauniversitar të Kosovës, njëherazi duke matur rezultatet dhe bërë monitorimin e progresit së bashku. Marrëveshja nënkupton edhe zgjerimin e bashkëpunimit lidhur me çështjet ndërkurrikulare të parapara në dokumentet kurrikulare të Kosovës. Ky bashkëpunim do të rezultojë në ngritjen e qëndrueshmërisë në fushën e arsimit te nxënësit, adoleshentët dhe zhvillimin e të rinjve përmes ndërtimit të platformave dhe mekanizmave që ngrisin zërat dhe zgjerojnë idetë dhe kreativitetin e tyre. Ministri Bytyqi dhe shefi i ri i UNICEF-it në Kosovë biseduan edhe për mundësinë e bashkëpunimit për fushatën që po planifikon MAShT-i për rritjen e vetëdijesimit për rëndësinë e zhvillimit në fëmijërinë e hershme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …