Thaçi: Turqia e ka mbështetur Kosovën dhe popullin e saj në të gjitha periudhat

Thaçi: Turqia e ka mbështetur Kosovën dhe popullin e saj në të gjitha periudhat

Kryetari, Hashim Thaçi e ka pritur në takim shefin e diplomacisë turke, Mevlut Çavoshuglu me të cilin bisedoi për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve dhe rritjen dhe fuqizimin e tyre në të ardhmen. Kryetari Thaçi falënderoi ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavoshuglu të cilin e falënderoi për ,ndihmën që ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën dhe popullin e saj Turqia. Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve, si një mundësi për dinamizmin e rritjes ekonomike. Sot Turqia është një mbështetëse besnike e forcimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, si në shtimin e njohjeve ashtu edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, theksoi kryetari, Hashim Thaçi. Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut  Çavusoglu ka thënë se Turqia do të vazhdoj ta përkrah në çdo aspekt, shtetin dhe popullin e Kosovës dhe mbështet përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon e në këtë kuadër edhe angazhimin për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert  Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …