SHBA-të mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale dhe shumetnike

SHBA-të mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale dhe shumetnike

Ambasada amerikane në Prishtinë është cituar të ketë shfaqur qëndrimin e saj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale dhe shumetnike ushtrinë e NATO-s dhe me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale.  Shtetet e        e Bashkuara të Amerikës nxisin udhëheqësit politikë të Kosovës të sigurojnë që procesi të vazhdojë në një mënyrë përfshirëse dhe shumë të kujdesshme, e cila përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që është e koordinuar ngushtë me aleatët nga NATO-ja. Edhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin ushtrinë e Kosovës dhe ka theksuar se për një kohë të gjatë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përkrahur themelimin e ushtrisë së Kosovës. Është një proces i cili do të marrë kohë të gjatë dhe ne po punojmë me partnerët tanë në Prishtinë. Po punojmë për t’u siguruar që ky proces të shkojë siç duhet, ka theksuar ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …