Brickos

Armë e drogë në veturën e inspektorit të Serbisë, Enver Maxhuni, baba i Shpend Maxhunit, shefit të AKI-së, i dyshuar djali i tij

Armë e drogë në veturën e inspektorit të Serbisë, Enver Maxhuni, baba i Shpend Maxhunit, shefit të AKI-së, i dyshuar djali i tij

Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona. Armë pa leje e substanca narkotike  janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, ( Inspektor famëkeq i UDB-së në kohën e Titos dhe të Milosheviqit) por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i ish kryepolicit të Kosovës, Shpend Maxhuni. Shefi aktual i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, edhe babai i tij, Enveri, kanë qenë policë të Kosovës për një kohë të gjatë.  Djali i dytë i shefit të AKI-së, me inicialet Sh.M. është zënë me narkotikë e armë pa leje javën e kaluar, në Matiqan të Prishtinës. Ndonëse Policia e Kosovës kishte bërë kallëzim penal për dy të rinjtë, përkatësisht për Sh.M. dhe kushëririn e tij R.M., kallëzimi penal nuk është proceduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, sepse edhe në Prokurori punojnë ish strukturat kriminale të regjimeve okupatore, të cilat i fshehin lëndët e tilla dhe i asgjësojnë ato.(K.D)

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …